AKTUALITET, 19 Shkurt 2022, 14:52

Dyshohet se ngacmoi seksualisht të renë, pranga 49-vjeçarit në Divjakë (EMRI)

Dyshohet se ngacmoi seksualisht të renë, pranga 49-vjeçarit
Foto ilustruese

Fiksimi për një vajzë më të re i ka kushtuar prangat një 49-vjeçari nga Divjaka.

Ai përfundoi pas hekurave, pas denoncimit që bëri në polici vajza, të cilën e kishte ngacmuar seksualisht.

Policia bën me dije se, shtetasi R. Xh., 49 vjeç, banues në Divjakë, dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht një shtetase 28 vjeçare.

NJOFTIMI

Divjakë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin R. Xh., 49 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 28 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.