AKTUALITET, 19 Shkurt 2022, 16:02

“Hiqen kufizimet anti-Covid?”/ Ministrja Manastirliu zbulon kur do të rishikohen masat

“Hiqen kufizimet anti-Covid?”/ Ministrja Manastirliu zbulon kur do

Fillimi i muajti mars është data që ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka dhënë për rivlerësimin e masave anti-Covid, që janë në fuqi në vend.

Gjatë vizitës së kësaj të shtume në qendrën shëndetësore të Vorës, ministrja u shpeh se situata epidemiologjike është duke u vlerësuar, një incidencë e cila deri më tani është në ulje.

“Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes situatën epidemiologjike, kemi indikatorë të përmirësuar, një incidencë e cila është në ulje, por sa i përket rasteve aktive vijojmë të kemi dhe duhet të tregojmë kujdes. Duke shpresuar që do të jemi në indikatorë të përmirësuar, do të rivlerësojmë masat në dy javët e para të muajit mars”, tha Manastirliu.