TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim për ngjarjen e rëndë në Vlorë. Sipas policisë 46 vjeçari ushtarak, Altin Alikaj, i cili u gjendet i pajetë në banesa nga e ëma në lagjen “24 maji” në Vlorë është vrarë me armë zjarri.
Nga kqyrja paraprake e viktimës sipas policisë në trupin e viktimës janë konstatuar dëmtime të ngjashme me ato të shkaktuara nga një armë zjarri.
Njfotimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak Në vijim informacionit paraprak, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A., 46 vjeç, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022, ju bëjmë me dije se: Nga këqyrja paraprake në trupin e shtetasit A. A., janë konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.