AKTUALITET, 19 Shkurt 2022, 12:38

Detajet e reja/ E gjeti nëna të vdekur në banesë pasi u kthye nga Greqia, 46-vjeçarin dyshohet se e kanë vrarë

Detajet e reja/ E gjeti nëna të vdekur në banesë pasi u

Altin Alikaj, 46 vjecari që u gjet i pajetë në banesën e tij, disa ditë pasi ishte shpallur i humbur, dyshohet të jetë vrarë me sëpatë në kokë.

Viktima u gjet këtë të shtunë nga nëna e tij e cila ishte kthyer nga Greqia pas shqetësimeve për humbjen pa gjurmë të të birit.

Ajo ka lajmëruar policinë në orët e para të mëngjesit të së shtunës e cila nisi hetimet.

Burimet thanë se blutë dyshojnë për vrasjen e 46-vjeçarit, pasi atij i është konstatuar një plagë në kokë e cila po ekzaminohet në morgun e qytetit bregdetar.

Dyshimet janë që plaga në kokë të jetë shkaktuar nga një goditje me sëpatë.

Edhe familjarët e viktimës kanë denoncuar në polici faktin se ata kanë gjetur një sëpatë me gjak në banesë.

Po kështu, burimet konfirmuan për Panorama se autorët e ngjarjes, kanë ulur edhe automatin e dritave të banesës kur kanë kryer krimin./Panorama/