TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sulm me thikë tronditi Mynihun mbrëmjen e së shtunës, ku një grua 30-vjeçare sulmoi kalimtarët në zonën e Theresienwiese, vendi i njohur ku mbahet Oktoberfesti.
Policia, që po patrullonte aty, qëlloi agresoren, e cila u dërgua urgjent në spital. Megjithatë, ajo ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Motivet e sulmit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje për numrin apo gjendjen e të plagosurve. Sipas mediave gjermane, gruaja mund të vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Policia konfirmoi se nuk ka më rrezik për publikun dhe po vijon hetimet.
????BREAKING: In Munich, Germany, a 30-year-old woman stabbed several members of the public at Theresienwiese around 8:00 p.m.
— World Source News 24/7 (@Worldsource24) June 7, 2025
Police shot and seriously wounded the attacker, who is now in emergency surgery. pic.twitter.com/bzF0RG4vIS