TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Katër persona kanë vdekur në një zjarr që, sipas gjithçkaje, shkaktoi një scooter elektrik në një ndërtesë banimi me dhjetë kate në qytetin francez Reims.
Një 13-vjeçar vdiq pasi u hodh nga apartamenti në katin e katërt ku zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit, ndërsa në apartament u gjet një trup i djegur që besohet të jetë vëllai i tij më i madh (15 vjeç), tha prokurori i Reimsit, François Schneider.
Ky i fundit tha se nuk ka dyshim që zjarri ishte aksidental dhe përhapja e tij e shpejtë filloi nga trotineti, i cili u përfshi nga zjarri për arsye të panjohura.
Zjarret e shkaktuara nga bateritë janë jashtëzakonisht të vështira për t’u shuar dhe zjarrfikësit luftuan me flakët për më shumë se tre orë, tha prokurori.
Një grua (87) dhe djali i saj (59), që jetonin në katin e tetë, u asfiksuan nga tymi, shtoi ai.
Dy persona janë plagosur rëndë, duke përfshirë dhe babanë e fëmijëve të vdekur, i cili mori djegie të rënda, ndërsa 26 persona të tjerë u trajtuan në spital për lëndime më të lehta.
France: E-scooter battery blamed for deadly apartment fire in Reims
— NEXTA (@nexta_tv) June 7, 2025
A massive fire broke out overnight on Friday, June 6, in a ten-story residential building in Reims — the capital of the Champagne region. According to prosecutor François Schneider, the blaze was caused by the… pic.twitter.com/lPsQbv7gOI