BOTA, 7 Qershor 2025, 11:14

Mister në Oqeanin Paqësor/ Tre “peshq të Ditës së Gjykimit” dalin në brigjet e Australisë dhe Zelandës së Re brenda një jave

Mister në Oqeanin Paqësor/ Tre “peshq të Ditës së

Një fenomen i rrallë ka shqetësuar banorët dhe shkencëtarët në Australi dhe Zelandën e Re, pasi tre “peshq të Ditës së Gjykimit” janë nxjerrë në brigje brenda vetëm një jave. Peshqit misteriozë, të njohur edhe si peshq Oarfish, besohet në disa kultura se paralajmërojnë katastrofa natyrore, si tërmete apo cuname.

Peshku i parë u gjet në Tasmani, me gjatësi rreth 3 metra, ndërsa dy të tjerë u zbuluan në Ishullin Jugor të Zelandës së Re – të dy të fundit të gjymtuar, pa kokë.

Sipas profesor Nick Ling, ekolog në Universitetin e Waikatos, këto krijesa të detit të thellë janë shumë të vështira për t’u hasur dhe studiuar:

“Ata jetojnë në oqeanin e hapur në thellësi të konsiderueshme dhe njerëzit thjesht nuk i hasin. Kështu që i bën pothuajse të pamundura për t’u studiuar.”
Ling thekson se peshqit kanë një mënyrë jetese të pazakontë, shpesh qëndrojnë në një pozicion vertikal për orë të tëra, duke i shtuar edhe më shumë misterin këtyre krijesave.

Ndërkohë, dalja e tyre e papritur në sipërfaqe ka ndezur teoritë dhe frikën në rrjete sociale për ndonjë ngjarje të madhe gjeologjike që mund të jetë në horizont. Për momentin, shkencëtarët mbeten të rezervuar për lidhje të drejtpërdrejta mes shfaqjes së tyre dhe katastrofave natyrore, por praninë e tyre në sipërfaqe e konsiderojnë jashtëzakonisht të pazakontë.