AKTUALITET, 23 October 2026, 11:53

Reagimi/ Rama e akuzoi për trafik droge dhe i publikoi foton, protestuesi: Jam student i Mjekësisë me mesatare 10! Këto janë përpjekjet e fundit të një diktatori!

Reagimi/ Rama e akuzoi për trafik droge dhe i publikoi foton, protestuesi:

Kryeministri Edi Rama doli sot për t’i bëri gjyqin publik disa personave, që janë arrestuar për protestat e studenteve dhe sipas tij nuk janë studentë.

Por njëri prej tyre, Jon Suloymeri, i cili e pa veten në fotot dhe skedën që publikoi Rama, doli para kryeministrisë, për ti thënë se “ai është student i Mjekësisë me mesatare 10”.

Sipas studentit, ato që deklaron Rama janë mashtrime dhe përpjekjet e fundit të një diktatori.

“Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më akuzuar për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Unë jam student i Mjekësisë dhe ky shpik legjenda me mbret. Dua të tregoj të gjitha notat që kam marrë me mesatare 10.0. Nuk na ndaloni dot me këto gënjeshtra. Këto janë përpjekjet e fundit të një diktatori.

Kam qenë të martën e kaluar i shoqëruar. Më mbajtën 7 orë e gjysmë dhe pastaj më lëshuan. Nuk e di ta do ta denoncoj, se nuk kam kohë për denoncime të kota. Nuk kam besim te asgjë”, tha Jon Suloymeri.

Ai shtoi se ka dalë në protestë për një arsim sa më cilësor, ndërsa tha se protestuesit nuk duan dialog.

"Godinat ku bëjmë mësim janë mizerable. Profesorët tanë nuk janë të një punësuar, por pesë të punësuar. Gjymat e tyre nuk i njohim. Duam vetëm dorëheqje të Ramës dhe opozitës, nuk duam dialog" shtoi ai.

Reagimi/ Rama e akuzoi për trafik droge dhe i publikoi foton, protestuesi: