BOTA, 2 Janar 2022, 09:45

Omicron rriti infektimet, në Europë identifikohen mbi 100 milionë raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë

Omicron rriti infektimet, në Europë identifikohen mbi 100 milionë

Numri i të prekurve nga koronavirusi është në rritje.

Nxitur edhe nga përhapja e variantit Omicron Europa ka tejkaluar 100 milionë raste të reja që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa në shtatë ditët e fundit në Europë janë regjistruar 4,9 milionë raste me COVID, një rritje kjo më 59 % krahasuar me javën e kaluar.

Sakaq ndër vendet me incidencën më të lartë të rasteve për 100 mijë banorë janë Danimarka, Qipro dhe Irlanda.