TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë të shkallës Rihter goditi sot rajonin e Ishujve Kermadec në Paqësorin Jugor, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Ishujt e pabanuar Kermadec i përkasin Zelandës së Re. Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 150 kilometrash.
EMSC më parë vlerësoi se magnituda e tërmetit ishte 6.6 ballë dhe se ishte në një thellësi prej 183 kilometrash. Sistemi i Paralajmërimit të Tsunamit në SHBA tha se nuk kishte paralajmërime për cunami pas tërmetit.