SPORT, 13 Mars 2021, 22:55

Borussia Dortmund fiton ndaj Hertha Berlin dhe afrohet me zonën Champions!

Borussia Dortmund fiton ndaj Hertha Berlin dhe afrohet me zonën Champions!


Borussia Dortmund hodhi pas krahëve disfatën ndaj Bayernit duke u rikthyer te fitorja në javën e 25-të të Bundesligas falë suksesit 2-0 ndaj Hertha Berlin në Signal Iduna Park.

Një fitore e rëndësishme që i afroi verdhezinjtë me zonën Champions teksa e shohin veten në vendin e 5-të, vetëm 1 pikë larg Frankfurtit të vendit të 4-t që gjithsesi ndeshjen e kësaj jave do ta luajë të dielën. Golat e Dortmundit ndaj Herthas u realizuan në pjesën e dytë.

Fillimisht në minutën e 56-të Julian Brandt kaloi në epërsi verdhezinjtë ndërkohë që fitoren e vulosi talenti Moukoko në minutën e 91-të, vetëm 7 minuta pasi kishte hyrë në fushë në vend të Reus.

Për t’u përmendur që skuadra kryeqytetase e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi Darida u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 80-të.