TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fiorentina hodhi një hap të sigurt drejt mbijetesës falë suksesit të thellë në transfertën ndaj Beneventos me shifrat 1-4. Një sukses i thjeshtë i skuadrës së Prandellit që e pa veten në avantazh të trefishtë që në pjesën e parë.
Thjesht magjik Dusan Vlahovic që realizoi tre herë në 45 minutat e para për vjollcët. Në fraksionin e dytë Benevento u përpoq të rihapte sfidën me golin e Ionitas në minutën e 56-të, por Eysseric në të 75-ën vulosi fitoren e Fiorentinës që u ngjit në kuotën e 29 pikëve.
U rikthye te fitorja edhe Sassuolo pas 3 javësh pasi mposhti në Mapei Stadium Veronën me rezultatin 3-2. Locatelli, Djuricic dhe Traore bënë të pavlefshme edhe finalizimet e Lazovic dhe Dimarcos për Hellas.