SPORT, 13 Mars 2021, 14:25

Injoranca dhe paturpësia e ulur këmbëkryq

Injoranca dhe paturpësia e ulur këmbëkryq

Nga Erion Dasho/

Dje publiku ndoqi në prime time një apologji një orëshe nga ministrja Manastirliu. Një diskutim që fatkeqësisht u përqendrua rreth aspekteve periferike ose teknike duke i lejuar ministres të anashkalonte pyetjet që i duhen drejtuar një personi që ka përgjegjësinë politike për situatën katastrofike.

Problemi kryesor ishte me tezat e emisionit të cilat kërkonin që, së paku, ministrja që kishte dalë me dy ose tre ekspertë në krah për të diskutuar aspektet teknike të debatit. Kjo sepse vetë ministrja u tregua totalisht e paaftë të konfrontohej me këto tema.

Në se dikush do ta dëgjonte në radio diskutimin, do ta kishte të vështirë të kuptonte nga anonte balanca e kompetencave, nga drejtuesi i emisionit, gazetarët e talentuar, apo ministrja që kapërcente nga fusha teknike në atë politike por pa luajtur mirë asnjë prej roleve.

Përgjigjet që jepte ministrja ishin sipërfaqësore, duke u kufizuar tek të dhënat e manipuluara nga vetë stafi i ministres. Çdo herë që ajo ballafaqohej me shifra sfiduese, i bënte bisht përgjigjes dhe menjëherë e kalonte diskutimin në hullitë që i vinin për shtat. Shpesh edhe duke demonstruar një mungesë të pafalshme informacioni dhe argumentesh.

Ndërkohë që emisionit i erdhi fundi, shikuesit kuptuan se ministrja nuk ju përgjigj asnjë prej pyetjeve që nxjerrin zbuluar administratën e saj:

1. Pse Shqipëria ka shkallën më të lartë në Europë të vdekshmërisë shtesë gjatë 2020-ës?

2. Pse Shqipëria sot nuk ka vaksina?

3. Pse Shqipëria sot nuk teston?

4. Pse qytetarët shqiptarë nuk u besojnë spitaleve publikë, por preferojnë të kurohen dhe të rrezikojnë jetën në shtëpi?

Të nderuar boratër,

Koha për apologji dhe mashtrime ka kaluar! Po vjen koha për të dhënë llogari.

Siç e tregoi paneli i djeshëm, u keni ardhur në majë të hundës edhe gazetarëve që deri dje ju kanë mbështetur dhe duartrokitur...