TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tjetër fitore bindëse e Bayern Munich në Bundesliga. Skuadra e Hansi Flick regjistroi fitoren e tretë rresht pasi triumfoi lehtësisht në transfertën e Weser Stadion me rezultatin 1-3 ndaj Werder Bremen.
Leon Goretzka në minutën e 22-të i hapi rrugën suksesit të Bayernit në këtë sfidë, duke zhbllokuar shifrat. Në të 35-ën Serge Gnabry pas një tjetër asisti të Thomas Muller pas atij në golin e Goretzkas i çoi shifrat në 0-2. Për të blinduar fitoren e kampionëve të Gjermanisë mendoi i përhershmi Robert Lewandowski që gjeti golin e 32-të në këtë sezon të Bundesligas duke i çuar shifrat 0-3 në minutën e 67-të.
Në fund kishte vendin për golin e nderit të Werder Bremen që u shënua nga Fullkrug në minutën e 86-të. Titullar edhe në këtë sfidë Milot Rashica që qëndroi në fushë për 90 minuta por nuk arriti të linte shenjë. Me këtë fitore Bayerni u ngjit në kuotën e 58 pikëve, duke u shkëputur në +5 përkohësisht nga Leipzig i vendit të 2-të.