TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teuta nuk e shfrytëzon mundësinë e dytë që i dha Vllaznia për t’u ngjitur në krye të kampionatit, vend të parë që do ta ndante me Laçin pas javës së 24-t të Kategorisë Superiore.
Durrsakët nuk morën më shumë se 1 pikë përballë Kastriotit në Niko Dovana duke barazuar 0-0 në një ndeshje të luajtur më mirë nga djemtë e detit sidomos në pjesën e dytë, por skuadra e Edi Martinit nuk kishte saktësinë e duhur përpara porte dhe në fund u kënaq vetëm me një pikë, pasi Kastrioti pati disa mundësi të mira për të ndëshkuar durrsakët.
Me këtë barazim Teuta u ngjit në kuotën e 42 pikëve po aq sa kanë edhe Partizani e Vllaznia, 2 pikë pas Laçit kryesues.