AKTUALITET, 1 Prill 2020, 09:19

Borrell përshëndet heqjen e taksës për mallrat serbe: Bashkëpunimi rajonal është thelbësor

Borrell përshëndet heqjen e taksës për mallrat serbe:


Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Përmes një postimi në Twitter Borell tha se është i lumtur që Qeveria në largim ka marrë një vendim të tillë të rëndësishëm.

“I lumtur që shoh vendimin për heqjen e plotë të tarifave nga qeveria e përkohshme e #Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe BiH. Ky është një vendim i rëndësishëm. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor si dhe mirëmbajtja e fluksit të mallrave, veçanërisht në kohën e krizës # COVID19”, shkruan Borell.