TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një djalë 13 vjeçar, i infektuar me koronavirusin Covid19, ka humbur jetën në Londër. Ai është viktima më e re nga virusi në Mbretërinë e Bashkuar.
BBC raporton se ky rast është referuar në morg dhe se nuk ka ende detaje të tjera.
"Fatkeqësisht, një djalë 13 vjeçar, i cili kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 ka ndërruar jetë. Mendimet dhe ngushëllimet tona janë për të dhe familjen e tij", shkruhet në reagimin e King's College Hospital NHS Foundation Trust.
Ditën e sotme në Mbretërinë e Bashkuar, kanë humbur jetën 381 persona, si pasojë e koronavirusit, rritja më e lartë e fataliteteve që kur virusi goditi këtë vend.
/TPZ.al/