AKTUALITET, 31 Mars 2020, 23:14

‘’Rama ua rekomandon terroristët shqiptarëve’’, Vasili-Spiropalit: Pritet të justifikosh Skënderbeun dhe të thuash që Anwar al- Awlaki jetonte me djersën e ballit

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur ministres Spiropali e cila e kritikoi për reagimin për mjekun Qazim Ismaili që ndodhet në Itali.

Vasili shprehet se kryeministri Rama u rekomandon terroristë shqiptarëve pasi sot publikoi thënien e Anwar al- Awlaki që sipas nënkryetarit të LSI është kryeterrorist dhe i lidhur me Al-Qaedan.

Po ashtu Vasili e konsideron Spiropalin të çmendur dhe thotë se pritet që ajo të mbrojë ‘’Skënderbeun’’ duke thënë se kryeterroristi ka jetuar me djersën e ballit.

STATUSI I PETRIT VASILIT

Edi Rama citon terroristet dhe jua rekomandon shqiptareve.

Pritet nga e çmendura Don Kishote shqiptare, qe te justifikoje Skenderbeun e saj dhe te thote, qe kryeterroristi Anwar al-Awlaki, i lidhur me Al Qaedan, ka qene nje njeri i ndershem dhe qe jetonte me djersen e ballit.

Hë çmendurinë jepi….!!