AKTUALITET, 31 Mars 2020, 22:05

Muç Nano pyet Ramën për besimin fetar, Kryeministri: Është personale, nuk flas për këtë pjesë...

Muç Nano pyet Ramën për besimin fetar, Kryeministri:

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin "Provokacija" të Mustafa Nanos.

Veç të tjerave, Rama është pyetur edhe për besimin e tij fetar, duke qenë se citon shpesh Biblën dhe Kuranin,  por kryeministri ka preferuar të mos flasë për këtë çështje, duke thënë "nuk kam dëshirë të flas për këtë pjesë".

Mustafa Nano: A jeni besimtar?

Edi Rama: Është dicka që e kam shmangur gjithmonë në publik, sepse është personale dhe nuk kam dëshirë të flas për këtë pjesë.

Mustafa Nano: Besoni se Bibla dhe Kurani janë libra të diktuar nga zoti?

Edi Rama: Jo janë të shkruara nga njerëzit, jo nga zoti, por reflektojnë në faqet e tyre, themelet mbajtëse të qytetërimeve dhe të qytetërimit ku jetojmë sot. Janë libra të cilët kurrë nuk mund t’i lexosh dot deri në fund, sepse gjithmonë gjen një shtresë tjetër në atë që lexon.

/TPZ.al/