AKTUALITET, 3 Maj 2019, 23:40

Mbrojtësi i Kombëtares protagonist, gjen rrugën e rrjetës në kampionat

Mbrojtësi i Kombëtares protagonist, gjen rrugën e rrjetës


Mbrojtësi i Kombëtares, Herdi Prenga, ka gjetur golin e parë me fanellën e Rigës në kampionatin letonez. Shtatlarti shqiptar shënoi golin e parë në sfidën ndaj Jelgavës që përfundoi në barazim 1-1. Pas një krosimi nga këndi, Prenga goditi saktë me kokë, duke përshëndetur rrjetën.

24-vjeçari është shndërruar në një lider te skuadra e Rigës, teksa 4 herë është shpallur në këtë fillim sezoni si mbrojtësi më i mirë i javës.

Me barazimin ndaj Jelgava, Riga është ngjitur në kuotën e 19 pikëve, teksa mban vendin e dytë me 2 pikë më pak se kryesuesit e RFS.