TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro kërcënoi se Brazili do të largohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke përmendur vendimin e SHBA-së për t’u tërhequr në fund të muajit të kaluar.
“SHBA tashmë është tërhequr. Ose OBSH duhet të punojë pa paragjykim ideologjik ose ne do të largohemi”, deklaroi Bolsonaro.
“Nuk kemi nevojë për asnjë person nga jashtë, për të na dhënë këshilla për shëndetin”, shtoi ai.
Presidenti Donald Trump deklaroi se, në në fund të majit SHBA do të ndërpresë marrëdhëniet me OBSH.
Ai akuzoi agjensinë e OKB-së për dështim të zbatimit të reformave përballë shqetësimeve të SHBA-së lidhur me trajtimin e pandemisë së koronavirusit.