AKTUALITET, 6 Qershor 2020, 14:57

Lajçak mirëpret vendimin e Hotit: Heqja e reciprocitetit tregon përkushtimin e Kosovës për t’iu kthyer dialogut

Ditën e sotme, kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shfuqizuar vendimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, me motivin se është një ndryshim që do të ndihmojë pozitivisht në dialogun me Serbinë.

Ndërkohë lidhur me vendimin e Hotit, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka mirëpritur heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Sipas Lajçak, heqja e reciprocitetit tregon përkushtimin e Kosovës për t’iu kthyer tavolinës së dialogut.

“E mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë në Kosovë për të hequr masat e reciprocitetit. Heqja e shpejtë e pengesave për vazhdimin e dialogut të ndihmuar nga BE-ja tregon përkushtimin e qartë të Kosovës për t’u kthyer në tavolinë pa vonesa.”, ka thënë ai në postimin e tij në rrjetet sociale.