BLOG, 28 Mars 2023, 17:58

Djathi dhe krimbat!

Djathi dhe krimbat!


Fytyrat e ngërdheshura e të shtrembëruara të Ledit e Landit, të cilët me vetëdije kanë shërbyer si kamikazë ndaj demokracisë në Shqipëri, nga fillimi i 2022 e deri më sot, s’meritojnë gjë tjetër veçse përbuzje.
Le të mos ta duash Sali Berishën, po dil trego që ke mbështetje popullore dhe vazhdo rrugën tënde, s’je i detyruar të ndjekësh askënd nëse ke vota.
Por të dalin të sulmojnë Sali Berishën, Ledi dhe Landi - ky është kulmi!!!
Carlo Ginzburg në një libër ’bota e një mullixhiu të shek.XVI’, nga goja e Farfarelit thotë se: Edhe në ferr duhet thënë e vërteta- “ndaj ji i sinqertë, se e vërteta, dije, ka vlerë edhe në ferr”.
Dhe e vërteta është se publiku; shqiptar di për ekziston Enkelejd Alibeaj dhe Roland Bejko vetëm prej Sali Berishës.
Edhe dje, edhe sot.
Hipokrizia bën që ekzistenca (publike) e tyre të jetë gjithmonë falë Berishës, njëherë duke u shfaqur si servilë ndaj tij dhe njëherë duke u shfaqur si armiq të Berishës.
Janë të njëjtët, Landi dhe Ledi të cilët publiku shqiptar nuk i njeh si njerëz që kanë spikatur si intelektualë, si biznesmenë të zotët apo qytetar model që kanë provuar se janë potencial votash si njerëz të pavarur në gara elektorale.
Joooo- publiku këta i njeh o si servilë të Berishës (dje) o si armiq të Berishës dhe servilë të Edi Ramës e Erion Veliajt (sot).
Është kështu, është si djathi dhe krimbat.
Krimbat zhvillohen duke u ushqyer nga djathi dhe me kohën humbasin vetëdijen e fillojnë të pretendojnë që janë vetë djathi.