BLOG, 26 Mars 2023, 17:38

Nuk pyesin se si keqpërdoren taksat e tyre, por se ku do të gjenden lekët për autobusin falas

Nuk pyesin se si keqpërdoren taksat e tyre, por se ku do të gjenden
Hysni Gurra

Nuk pyesin Veliajn se si i përdor taksat e tyre, po pyesin Belindin ku do i gjesh lekët për autobusin falas.
Të mbërthen qitetaria në këtë vend, të gozhdon me pietje
-Premtimi i Këlliçit për transport publik falas është premtimi më me këmbë në tokë që mund të bëhej.
Krejtësisht i arritshëm.
Mjafton të përgjysmohet korrupsioni më Bashkinë Tiranë dhe ja ku dolën paratë për transportin.
Po e dini ju kush i bën oponencë këtij premtimi? Memexhinjtë, patronazhistët e Veliajt të ngarkuar me punë si opozitarë dhe njerëz që lëvizin me automjete luksi, që nuk lëvizin kurrë me autobus. Pra, bëjnë ysh ata që s’kanë pula.
Kundër kujt e bëjnë oponencën do thoni ju?
Kundër më të varfërve të shoqërisë; pensionistëve, studentëve, punëtorëve të fasonerive, ndërtimit, punëtorëve që lëvizin nga zona periferike e Tiranës në zonën luksoze për të pastruar shtëpitë e oponentëve të transportit falas.
Një grua me banim në Laprakë mund të ketë punën (pastrim në shtëpia) në zonën e vilave në Sauk.
Nga Lapraka, zonja duhet të ndërrojë dy urbanë për të shkuar në punë, 80 lek për të shkuar, aq edhe për t‘u kthyer= 160 në ditë, për 28 ditë pune 4480 lek transport vetëm gruaja. Sa e ka pagën? 45-50mijë lek. Hiqi 5000, ngeli 40mijë.
Po llogarisni edhe kaq lek transport bashkëshorti, i bie kursim për këtë familje 100 mijë lek të vjetra në muaj.
Oponencë kujt po i bëni (?) një personi që po ju tregon se paratë janë aty, se thjeshtë vidhen dhe shpërdorohen?! Po i bëni oponencë fukarenjve që do të kursejnë 40 lek biletë? Kujt?