TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Falkone thoshte: Ne e kuptonim që një lagje apo qytet nuk ishte nën pushtetin e Koza Nostrës plotësisht nga atentatet me shpërthime bombash ose me armë.
Nëse një zonë kishte pam-pum atentate të vazhdueshme dhe pastaj parpitur binte në qetësi, kjo nënkuptonte se Koza Nostra e kishte marrë tërësisht kontrollin.
Në këto raste shpëton vetëm “Manoja”:
Manoja, një personazh tepër interesant, ushtar i Koza Nostra-s, i cili shpëtonte gjallë gjithmonë ka qenë edhe një nga të rrëfyerit më të çmuara për drejtësinë.
Interesante ishte edhe fakti që Manojën nuk e vriste asnjëra palë, sepse ai ishte kimist i rrallë dhe u duhej të gjithëve për të përzier kokainën e heroinën dhe arsyeja tjetër është se ai respektonte me rigorozitet një proverbë siçiliane e cila thoshte: "Calati, juncu, ca passa la china - Ulu, xunkth, po vjen vërshimi'’, pra, fshihej, kalonte në pasivitet kur kishte furtuna, pastaj u bë edhe bashkëpunëtor i prokurorisë, një nga më të çmuarit, dhe gëzoi respekt edhe nga të burgosurit e tjerë.
Kur atentatet arrijnë bëhen në nivele të larta, do të thotë se mafies i kanë mbetur edhe shumë pak hapësira për të marrë nën kontroll gjithçka.
Pastaj nuk do ketë më atentate, do të kemi qetësi.
Pyetja është pse sa herë qeveris e majta mafia hedh shtat kaq shumë në Shqipëri??
Kujtoni ‘97-2004, pasqyrë e 2013-2023.