
Pushtetin e Edi Ramës nuk e trondit dot dot as “Revolucioni Marshon” i Berishës, as Liria e Ilir Metajt, as Syri. Në qoftë duan të rrëzojnë regjimin e Ramës atë e ka në dorë "Top Channel" me emisionin BB.
Të nxjerrin Luizin nga "Big Brother" dhe revolta popullore do të vërshojë si vullkan nëpër rrugët e Tiranës dhe Shqipërisë dhe mbarë Europës ku ka shqiptarë dhe deri në Amerikë dhe Australi.
Lufta në Ukrainë nuk do të jetë më lajm, bota do të merret me uraganin botëror për Luizin.
Shpresa dhe e ardhmja e shqiptarëve varet nga nxjerrja jashtë "Big Brother" e Luizit që të shpërthejë revolucioni popullor.