BLOG, 18 Mars 2023, 21:53

A është Hitleri hero i hebrenjve?

A është Hitleri hero i hebrenjve?
Fotomontazh: Hysni Gurra dhe Toni Gogu

A është Hitleri hero i hebrenjve?
A është Putini hero i ukrainasve?
A është Sadami hero i kuvajtianëve?
A është sulltan Murati heroi i krutanëve?
Këto pyetje retorike nuk janë pa kuptim, nëse shikoni postimin e çuditshëm të një ylli në ngjitje të shumicës së sotme parlamentare.
Për nënkryetarin e Grupit Parlamentar të partisë Socialiste, Toni Gogu, Hajredin Pasha është hero i dibranëve dhe dibranët kanë 170 vjet që i këndojnë.
Toni ka dëgjuar këngën, i ka pëlqyer linja melodike, ndoshta edhe zëri i këngëtarëve, por ose nuk i kupton dibranët kur flasin ose nuk e ka haberin nga historia.
Shoku Toni,
Hajredin Pasha nuk është hero i dibranëve. Hajredin Pasha i ka “bërë” hero dibranët.
Shoku Toni,
Dibranët më 1844 kanë luftuar kundër Hajredin Pashës.
Lexo shoku Toni edhe pak tekstin e këngës dhe po nuk e kuptove fute në google translate.
Hajredin Pasha o mor’ kryhutaqe
S`lidhet Dibra more me kerbaçe
Hajredin Pasha more ku e ke ushtrine
Malete Dibres o mor’ mi kan’ gri
Malet e Dibres more kan’ met o te tane
Nuk jan pak o mor’ , por 12000 mije
Jo ma pak o se 12000
kane mbet o ne llogore ne dhe pa i shti
Kështu Toni, mirë është që historia të respektohet, por jo të dhunohet.
Ky postim i çuditshëm i nëkryetarit të Grupit Parlamentar Socialist të kujton deklaratën guximtare të Elisa Spiropali që Don Kishotin e dinte personazh të letërsisë shqipe.
Në fakt pa Edi Ramën nuk do të kishim ngritjen e llumit dhe injorancës në nivele kaq të larta.
Po të ishte gjallë Fan Noli do të shkruante
Historinë sot ç’na e kalli
Toni Gogu e Spiropali
Hajredin Pasha e don Kishoti
Dolën shqiptar prej kah moti
A ka më keq se kaq? Sigurisht. Meqë jemi në fushatë elektorale Toni Gogu mund t’u premtojë dibranëve ngritjen e monumentit të Hajredin Pashës në sheshin qendror të Peshkopisë.
Dhe këto premtime socialistët i qajnë dhe i mbajnë.