BLOG, 15 Mars 2023, 15:18

Gëzuar, e mira Artë!

Gëzuar, e mira Artë!
Arta Dade dhe Luan Rama

Në 70-vjetorin e lindjes: GËZUAR E MIRA ARTË!

Sot, në datën e lindjes së Arta Dades, GËZUAR është më e pakta fjalë që mund të thuash, edhe pse në shqip nuk ka një fjalë tjetër më të bukur.
Ani pse GËZUAR nuk mjafton për të thënë gjithë sa duhet thënë, Arta Dade është edhe sot zonja e fisme, gruaja e bukur, nëna - nënë e mirë dhe gjyshja - gjyshe e dashur, që meriton urimet më të mira dhe mirënjohjen e të gjithëve.
GËZUAR E MIRA ARTË!
Të paçim edhe shtatëdhjetë mote të tjerë kështu si sot, shembëlltyrë të mirësisë dhe të bukurisë!