BLOG, 10 Mars 2023, 12:21

Rasti i Ardian Koçit dhe "Shqipëria si e pashë" e Faik Beut

Rasti i Ardian Koçit dhe "Shqipëria si e pashë" e
Fotomontazh: Auron Tare dhe Auron Tare

Ne Shqiperi thoshte Faik Beu jane tre lloj nepunesish.
Ekspertët; 2. Njerëzit-Makina; 3. Levantinët. Të parët janë ata që marrin përsipër të flasin për gjithçka, duke pretenduar se i dinë të gjitha. E botojnë injorancën dhe nuk kanë skrupuj, frikë apo turp, ngase i mbytë padija dhe miopia, ndërkohë që krekosen dhe mbahen me të madh. Kategoria e dytë janë njerëzit e robotizuar si pasojë e burokratizimit të tejskajshëm, duke u bërë robër të ideve mekanike e duke e shndërruar qenien në një makineri pa ndjenja, pa mend dhe pa arsyetim. Këta janë shumë të dëmshëm, ngase pengojnë veprimtarinë normale të administratës dhe të punëve të një shteti.
Per levantinet po i kursej fjalet e Beut te Konices. Mu kujtuan keto fjale tani qe po shkruaj per rastin e Ardian Kocit

Ardian Koçin nuk e njoh. Nuk e kam takuar asnje here. Ato qe do shkruaj me poshte jane opinione te mbledhura nga njerez qe i vleresoj per kontributin e tyre ne ruajtjen e natyres shqiptare. Ne fakt per te mesuar pak me shume pyeta edhe disa miq te huaj te cilet me folen me konsiderate per punen e tij. Nga mesazhet e miqve te mij mesova se ai eshte nje nepunes i devotshem i shtetit tone, njeri qe do natyren, shpendet, kafshet (shume te paket ne kete hapsiren tone).

Z. Koci eshte pushuar nga puna per nje interviste ne Zerin e Amerikes. (Ne fakt sipas deklarates zyrtare te AKZM disa intervista). Kur pyeta se kush e kishte marre kete vendim shume kush nuk i dinte as emrin Drejtorit/Drejtoreshes se ketij Institucioni. Nderkohe per z Koci kishte komente shume pozitive pak e vecante kjo per nje nepunes shteti. Nuk dua te shtoj ato qe me thane pasi nuk i kam nga pervoja ime personale por fakti eshte qe te gjithe specialistet e mjedisit ne bllok e quajne kete shkarkim nje "vrasje" ndaj eko sistemit te zones se Mbrojtur qe z. Koci ishte investuar prej 10 vjetesh i kthyer nga Italia. Ndeshkimi i eprores nga ajo qe lexova me kujtoi nje ish-eproren time nje nga zonjat me mediokre te administrates sone e cila nga qe media nuk i kushtonte asnje vemendje xhelozohej pa fund per keto qe dilte ne media. (Ishte koha qe nuk ishte unifikuar ende mendimi dhe nuk kishte ende direktiva se cfare duhej thene)
Debati qe ka hapur shkarkimi i nje administratori te devotshem i vleresuar nga shume specialiste perballe nje mediokriteti institucional eshte nje problem i madh. Nje mediokritet i cili po largon nga fusha kaq specifike njerez qe i kushtohen me shume pasion nje ceshtje qe pak kush e kupton ne kete hapsiren tone te vogel.

Kur po lexoja arsyen e AKZM-se per kete veprim duhet te them qe per here te pare pashe nje deklarate te ketij institucioni i cili ishte merakosur aq shume se perse nje Drejtues duhej te fliste disa rreshta ne nje media nderkombetare per punen qe ai ben ne mbrojtjen e natyre.

Nga AKZM nuk kam lexuar asnje here ndonje shpjegim se perse zona Ramsar e Butrintit p.sh. po reduktohet. Se perse zona e mbrojtur e Parkut te Butrinti po cenohet nga ndertime anes vijes bregdetare, se perse ne te vetmin Park Detar te Mbrojtur gjuhet peshk pa kriter, se perse ne vende te tjera te mbrojtura vazhdon gjuetia pa u shqetesuar aspak Drejtori/Drejtoresha e ketij Institucioni. Te gjitha keto nuk i kam lexuar dhe ja per fat te keq per here te pare lexoj nje vendim absurt te ketij Institucioni, vendim qe do ta beje te njohur te pakten e emrin e Drejtor/Drejtoreshes qe largon per shkaqe absurde Ardian Koçin nje njeri qe e vleresojne te gjithe per punen dhe pasionin e tij. Veprim ky i denje per penden e te madhit Faik qe shkruante tek "Shqiperia si e pashe".