TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tani t’i mbushim mendjen Bashës.
Edhe Komisioneri për zgjedhjet foli: kryetar i PD është Basha.
Celibashi për të ruajtur sa të mundej fytyrën e tij bëri dhe një arsyetim: kryetar de facto mund të jetë Berisha, por gjykata njeh Lulzim Bashen.
Tani mbetet detyra me e vështirë: t’i mbushësh mendjen Bashës që nuk ka dhënë dorëheqjen publike një vit më parë dhe që është kryetar i PD.
T’i mbushet mendja edhe atyre pak mbështetësve publik të Bashës që Basha është kryetar i PD-se.
Duhet t’i mbushet mendja edhe Alibeut që ndihet se është kryetar i PD-së dhe pse jo edhe Yuri Kim duhet të nxitoj të takoj kryetarin e PD - Lulzim Bashën.
A jemi apo nuk jemi për shtet ligjir këtu?
Të siperpërmendurve mund t’i mbushet mendja lehtë se e kanë treguar që kanë për zor që ëndrrën ta quajnë realitet dhe realitetin ëndërr.
Detyra më e vështirë është t’i mbush mendjen 2 milionë e gjysëm votuesve shqiptar që Basha është kryetari i PD-së. Sepse demokratë e socialistë do të shohin në fleten e votimit që kryetar i PD-së është Lulzim Basha!
Celibashi bëri sot një interpretim tejet formal: kjo letër më vjen nga Gjykata.
E pra nga Gjykata që ka një vit që nuk pranon të shqyrtojë padinë e Edith Harxhit, rivale Bashës në qershor të 2021!
Sa mirë që kemi reformuar drejtësinë dhe veçanërisht gjykatat se me ato të vjetra rrezik që PD nuk do të ekzistonte.
A ka tallje më të madhe me njerëzit?
Me insitucionin? Me veten?
Kryetar i PD- së Lulzim Basha?! Vetë Basha nuk ka guxim ta thotë këtë.
Por nuk ka rëndësi: në fletën e votimit do të jetë emri i tij si kryetar i PD-së.
Tamam si në ato raste kur votuesit duhet të zgjedhin mes kandidatëve edhe kandidatin që ka ndërruar jetë me kohë.
Koha për një rahmet për zgjedhjet, autorizimin dhe pluralizmin! Amin!