AKTUALITET, 27 Gusht 2021, 15:20

Bilanci tragjik, Kosova regjistron 16 humbje jete dhe 2098 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19

Bilanci tragjik, Kosova regjistron 16 humbje jete dhe 2098 raste të reja

Kosova vijon të regjistrojë shifra shqetësuese të infektuarish dhe viktimash nga Covid-19. Në 24 orët e fundit, autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se nga 12,564 teste të kryera u konfirmuan pozitive 2098 raste të reja.

Ndërsa, si pasojë e sëmundjes brenda ditës e humbën jetën edhe 16 qytetarë të tjerë. Numri i atyre që e kanë fituar betejën me Covid-19 për sot është 1614 kurse totali i të shëruarve shkon në 111.400.

Në vend raste aktive janë aktualisht 25.407.

NJOFTIMI

27 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës.

Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.564 testime, 2.098 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400.

Në total numri i rasteve aktive është 25.407.