AKTUALITET, 2 Prill 2020, 11:42

Bilanci i koronavirusit/Si është gjendja e të shtruarve në Infektiv. Ministria zbulon detaje: Tetë në terapi intensive


Rritja e numrit te te prekuve me koronavirus ne vendin tone ka shtuar edhe rritjen e atyre qe jane te shtruar ne spitalin Infektiv.

Ne total sipas raportit te sotem te Ministrise se Shendetesie, ne Infektiv jane 81 persona te shtruar, 8 prej te cileve jane ne terapi intensive.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar”-beri me dije ministria.

“Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 9 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76.

Sot janë testuar edhe 9 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar negativë”- tha MSH.