TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 51-vjeçar ka humbur jetën në spitalin Spitalin Papanicolaou të Selanikut, duke u bërë kështu viktima e 51 e koronavirusit në Greqi.
Mediat greke raportojnë se burri nga Kastoria kishte shkuar në spital me shenjat e COVID-19 rreth dy javë më parë, por gjendja e tij ishte përkeqësuar ditët e fundit.
Greku i pafat, i cili ishte baba i katër fëmijëve është personi i shtatë që ka humbur jetën nga virusi pandemik në zonën e Kastorias.
Në Greqi kanë vdekur gjithsej 51 persona, nga të cilët 39 janë burra dhe 12 janë gra.
Ndërkohë numri i të infektuarve sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras ka shkuar në 1.415.
Sipas tij, 20 raste të tjera u gjetën në ekuipazhin e anijeve të lundrimit. Më shumë se 380 pasagjerë u kontrolluan dhe priten rezultatet.
Siç tha Tsiodoras, 90 pacientë janë duke u trajtuar në ICU të intubuara, ndërsa gjashtë kanë dalë nga kujdesi intensiv.
Mosha mesatare e vdekjeve është 72 vjet dhe mbi 94% ishin të sëmurë ose të moshuar.