TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada iu jep një mesazh qytetarëve shqiptarë për koronavirusin, teksa nxit me forcë distancimin social.
Por, përtej situatës së krijuar nga COVID-19, ambasada e SHBA nuk harron Reformën në Drejtësi në Shqipëri, e cila sipas saj, nuk duhet të ndalojë së punuari.
Ambasada publikon disa foto në “Facebook”, ku shfaqen anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia, me kompjuterët që iu ka dhuruar OPDAT e ambasada e SHBA.
“Fotot e Ditës | Ambasada Amerikane në Tiranë nxit me forcë distancimin social por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari.
Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi prej fillimit dhe vazhdojmë të mbështesim zbatimin e saj, jo vetëm në ekspertizë ligjore por edhe në mbështetje logjistike.
Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia.
Kompjuterët e tyre portativë ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë! #SHBAQendronKrahShqiperise”, shkruan ambasada e SHBA.