TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbulohen detaje nga arrestimi i 52-vjecarit që ishte shpallur person në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.
News 24 raporton se bëhet fjale për ish-shoferin e ish-kreut të Burgjeve, Arben Çuko. 52 vjeçari u identifikua si Qerim Musha.
Ai ishte person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.
Kujtojmë se Arben Çuko ra në pranga në kuadër të operacionit “VOL-VO4” në 18 tetor të vitit të kaluar nën të njëjtën akuzë. Ai u lirua bashke me Arben Ndokën me 15 nëntor 2018, pasi gjykata vendosi të ndryshojë masën nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”.
Ai u arrestua pas disa përgjimeve në të cilat doli emri i tij, pikërisht në përgjimet e grupit Avdylaj.
Çuko u akuzua se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro, si dhe i përfshirë në biseda me pjesëtarët e grupit të Shijakut.
NJOFTIMI
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, kanë bërë kapjen e shtetasit Q. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Q. M., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.