TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorjan Teliti në një lidhje live për News24 ka kritikuar paketën e ndihmës ekonomike si të pamjaftueshme duke bërë dhe propozimet e veta.
Teliti shprehet se në Shqipëri janë 180 mijë biznese të vogla, dhe Rama lë jashtë ndihmës 2/3 e tyre duke i çuar drejt falimentimit.
Këshilltari i PD propozon se biznesi vogël duhet të mbulohet tërësisht së bashku me nevojat jetike dhe shpenzimet që ka.
Po ashtu Teliti thekson se me 260 milionë euro të arkës së shtetit Shqipëria mund të mbajë gjallë frymën për 3 muaj.
”Janë 180 mijë të punësuar në biznesin e vogël, dhe përfitojnë vetëm 60 mijë. Pra është e pamjaftueshme. Rama vijon me linjën Alo Edi dhe i lë pa ngrënë, pa para dhe pa konsumin bazë jetik.
Rama duhet ti vijë në ndihmë me instrumentet financiare pasi nuk menaxhon fondet e veta por të qytetarëve. Të sigurojë mbijetesën e qytetarëve. Ne do të konstatojmë në javët e ardhshme se do jenë shkatërruese për ekonominë shqiptare dhe shumë biznese do falimentojnë.
Shtyrja e afatit të karantinimit është i pritshëm pra koronavirusi do të vijojë. Por qeveria vijon mos i vijë në ndihmë shtresave në nevojë.
Rama thotë se unë këto mundësi kam por është e pavërtetë pasi arka e shtetit mund të përballojë gjithë popullatën, të gjitha ata që përfshihen në skemën financiare. Mund t’ja dalim për 3 muaj që të mbajmë frymën gjallë.
Duhet të financohen direkt, të shlyhen detyrimet dhe shpenzimet që kanë. I bëjmë thirrje Ramës të bëjë gjithëpërfshirje dhe mos jenë masa pjesore që përjashtojnë shumë qytetarë.
2/3 e bizneseve nuk marrin asnjë lekë nga arka. Rama nuk mund të thotë se mbështes familjet në nevojë pasi ka përjashtuar në 7 vite 70 mijë familje nga skema e ndihmës ekonomike.
Janë këta qytetarë, biznese që kanë mbushur arkën e shtetit dhe shteti tani sot ka mundësi t’iu vijë në ndihmë.
Meqenëse kryeministri ka deklaruar se është në luftë atëherë të sillet si në luftë dhe mbështetja mos jetë si në paqe. Të rritet me 2-3 herë fondet buxhetare qoftë ndihma ndaj biznesit të vogël, të mesëm dhe të madh.
Firmosja që bëri kryeministri nuk ka vlerë ligjore, vlerën ligjore e ka Guvernatori i BSH. Kemi mbështetur shtyrjen e kësteve të kredive. Nga informacionet që kemi shumë qytetarë dhe biznese nuk po shtyjnë dot kreditë.
Por kjo nuk ka lidhje me qeverinë, por ishte një show i Ramës dhe nuk ka vlerë firma e tij. BSH është e pavarur dhe varret nga Kuvendi dhe Rama nuk kishte lidhje aty. Kemi një qeverisje që e ka treguar dhe po e tregon fytyrën e saj, me propagandë, dhe nuk i vjen në nevojë qytetarëve.
Indeksimi i pensioneve me normën e inflacionit është detyrim. Vendimmarrja e qeverisë është afrim i datës nga korriku në prill. Çdo të thotë të rritësh pensionin me 2.3%, pra 2 shishe vaj, në fshat një vaj dhe një kripë. Në Kosovë pensionistëve u është dhënë 30 euro bonus, 10 herë më e lartë se Shqipëria dhe pse nuk është e pamjaftueshme. Me Alo Edi nuk shtyhet. Duhet tu përvishemi duarve. I lutemi qeverisë të lerë Alo Edit, mjaft me oligarkët, mjaft me koncesionarët.
Ekonomi, konsum, biznes nuk do të kemi dhe do të kthehemi 30 vite më parë. Opozita shqiptare nuk po bën politikë, kemi prezantuar plaformën tonë. Nuk kemi resurset e SHBA, Italisë, Greqisë por me këto që kemi 260 milionë euro mund t’ja dalim për të përballuar 3 muajt e ardhshëm. Nuk është më koha për t’u tallur me shqiptarët.”- tha Dorjan Teliti.
/ Balkan Web