AKTUALITET, 11 Prill 2020, 22:45

Shkon në 283 numri i të infektuarve në Kosovë, 33 raste të reja të konfirmuara

Shkon në 283 numri i të infektuarve në Kosovë, 33 raste

Janë konfirmuar 33 raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 283

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 130 mostra, prej të cilave 33 kanë rezultuar pozitive.

Po sot 6 persona kanë lënë spitalin, duke e çuar numrin e të shëruarve gjithsej në 58 persona.