AKTUALITET, 7 Nëntor 2020, 05:01

Biden u flet amerikanëve: Ne do ta fitojmë garën, të bashkohemi si komb dhe të jemi civilë me njëri tjetrin!

Biden u flet amerikanëve: Ne do ta fitojmë garën, të


SHBA- Joe Biden ka dalë në një konferencë për shtyp, kur tashmë është e qartë se ai pritet të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-ve. Biden udhëheq në disa shtete kyçe, përfshirë edhe në Pensilvani.

Edhe pse nuk e shpalli zyrtarisht fitoren, duke patur parasysh se Donald Trump do t'u drejtohet gjykatave, pasi pretendon se zgjedhjet janë manipuluar, Biden u shpreh se ai dhe senatorja Harris do ta fitojnë garën.

"Ne do ta fitojmë këtë garë me një mazhorancë të qartë. Kemi marrë 74 milionë vota, më shumë se çdo kandidat tjetër në historinë e SHBA-ve... Ne do të jemi demokratët e parë që fitojmë në Arizona dhe Georgia, gjithashtu e rikthyem murin blu", tha Biden.

Biden foli gjithashtu edhe për nevojën që amerikanët të bashkohen

"Demokraica funksionon, vota juaj do të numërohet. Të jemi civilë me njëri tjetrin, të bashkohemi si komb dhe të shërohemi. Do të punoj fort për ata që votuan për mua dhe për ata që nuk votuan për mua", tha ai.

Ai përmendi edhe problemet me të cilat vendi përballet, si koronavirusi, përçarja racore dhe ndryshimet klimaterike.

"Kemi probleme serioze, me Covid-19, me drejtësinë racore, me ndryshimet klimaterike... Kemi një mundësi për të ndërtuar një të ardhme të ndritur që duam për fëmijët dhe nipërit tanë", u shpreh Biden.

/TPZ.al/