TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
SHBA- Presidenti Donald Trump, nuk ka ndërmend të pranojë humbjen. Edhe pse rivali i tij demokrat, Joe Biden, po udhëheq në shtetet kyçe, përfshirë këtu edhe Pensilvaninë, pa të cilën Trump nuk mund të fitojë dot, presidenti e ka paralajmëruar Biden, se nuk mund të vetë-shpallet president.
Trump shprehet se proceset ligjore sapo kanë nisur,
"Joe Biden, nuk duhet të pretendojë në mënyrë të gabuar postin e Presidentit. Edhe unë mund të deklaroj një gjë të tillë. Proceset ligjore sapo kanë nisur", shkruan Trump.
Në fakt, presidenti Trump, thuajse e bëri vetë-shpalljen si president, pasi ai deklaroi se i kishte fituar zgjedhjet shumë përpara numërimit të votave. Më pas, retorika e Trump ndryshoi dhe ai nisi të vendosë në dyshim integritetin e zgjedhjeve dhe të akuzojë për manipulim, duke e quajtur sistemin "të korruptuar".
Kjo është hera e parë që një president i SHBA, sinjalizon se nuk do të pranojë humbjen dhe se tranferimi paqësor i pushtetit është vënë në dyshim.
Trump ka parlajmëruar një seri padishë në gjykata, por ende nuk ka paraqitur prova publikisht, për të mbështetur akuzat e tij për vjedhjen e votave.
/TPZ.al/
