TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
SHBA- Kandidati demokratik Joe Biden, po udhëheq tashmë në shtetin e Pensilvanisë dhe nëse avantazhi i tij vijon, ai do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-ve.
Gara në Pensilvani ka qenë mjaft e ngushtë dhe për këtë arsye partia Republikane, i është drejtuar Gjykatës Supreme, për të kërkuar që votat e mbërritura me postë pas ditës së zgjedhjeve, të mos numërohen. Republikanët kërkojnë që Sekretari i Shtetit të Pensilvanisë ti ndajë këto vota, por të mos i numërojë.
Partia Republikane synon të rrëzojë një vendim të Gjyakatës Supreme të Pensilvanisë, e cila lejoi shtyrjen e afatit për marrjen e votave me postë.
Presidenti Donald Trump, ka bërë disa herë thirrje që të ndalet numërimi i votave në disa shtete dhe ka shpallur fitoren e tij në mënyrë të parakohshme, kur ende vijonte numërimi.
Pas kalimit të Biden në epërsi, Trump deklaroi se zgjedhjet "po vidhen" dhe se "sistemi është i korruptuar", duke paralajmëruar një seri padishë në gjykatat e vendit dhe duke vënë në dyshim integritetin e procesit zgjedhor në SHBA.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/11/04/bbc-mashtrimi-zgjedhor-ne-shba-studimi-sugjeron-se-ndodh-rralle-me-pak-se-0-0009/