TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë. Kjo, për shkak të ngërçit politik në çështjen e postit të presidentit të shtetit.
Partia që udhëheq Haradinajn e ka propozuar këtë të fundit për president të vendit. Por, nëse nuk arrihet një marrëveshje mes të koaliconit qeverisës LDK-AAK-Nisma, Haradinaj thotë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.
“Unë jam i gatshëm të diskutoj për çështjen e presidentit. AAK e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Megjithatë në këto rrethana zgjedhjet janë zgjidhje”, – është shprehur Haradinaj.
“Ne veçse kemi hyrë në kalendarin zgjedhor dhe nuk kemi zgjidhje tjetër”, – shtoi Haradinaj në Klan.
Kujtojmë se aktakuza e konfirmuar për Hashim Thaçin, detyroi këtë të fundit të japë dorëheqje nga posti i presidentit. Ushtrues detyre i këtij posti është kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.