TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Etilda Gjonaj kërkon karrige rrotulluese. Dëshirën e ka shprehur me një tender, ku kërkohet një tip karrigeje e veçantë që e përdorin vetëm kokat e Drejtësisë.
Ftesa për ofertë është bërë më 9 tetor 2020. Sipas njoftimit, karrigia duhet të jetë me lëkurë origjinale natyrale ngjyrë të zezë, me 2 leva, njëra për të realizuar uljen dhe ngritjen. “Karriget duhet të jenë me tapiceri prej lëkure origjinale natyrale tek pjesa e ndenjëses dhe mbështetëses, me ngjyrë të zezë. Karrigia duhet të përbërhet nga ulësja dhe mbështetësja. ulësja duhet të jetë me përmasa minimumi 65 cm dhe vjen duke u ngushtuar”, njofton Ministria. Me pak vëmendje, kuptohet se kjo tip karrige i përshtatet trupit të ministres, e cila tregon se zgjedh me stil. Njoftimi kërkon 16 karrige të tilla, me sa duket edhe për drejtorët.

/TPZ.al/