AKTUALITET, 6 Nëntor 2020, 23:45

Banda shqiptare godet me thikë bashkatdhetarin për një uiski!

Banda shqiptare godet me thikë bashkatdhetarin për një uiski!

Shtatë shqiptarë kanë dalë të enjten para gjykatës në Gjermani pasi akuzohen se në muajin maj kanë qëlluar me thikë një tjetër bashkëkombas shqiptar rreth 35-vjeç.

Shoku i autorit, Flavian H. vetëm 20-vjeç kishte vetëm tre muaj që ishte vendosur në Gjermani kur u përfshi në skemën e drogës. Gjatës natës kur ndodhi ngjarja të rinjtë kishin konsumuar uiski dhe kokainë.

Ai tha se personi që ra pre e sulmit të tyre mori një shishe uiski pa lejen e tyre dhe më pas sherri mes tyre u përshkallëzua. Shqiptari pësoi 12 plagë në trup. Ai u mjekua në një klinikë dhe më pas u larguar në shtëpi pa e denoncuar rastin. Më pas policia ra në gjurmët e grupit pas arrestimit të Flavian.H. Gjatë rrëfimit ai deklaroi se nuk donte të kishte ardhur në shtetin gjerman dhe tashmë do të kthehet në Shqipëri.