AKTUALITET, 18 Korrik 2018, 18:12

Prokuroria dërgon dosjen në gjykatë për ish-kreun e Bashkisë Vau i Dejës, ja akuza

Prokuroria dërgon dosjen në gjykatë për ish-kreun e

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka dërguar për shqyrtim dosjen në gjykatë për ish-kryetarin e Bashkisë Vau i Dejës, Gjon Ndue Marku, pasi akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’.

Sipas hetimeve paraprake të Prokurisë rezulton se Gjon Ndue Marku gjatë kohës që ka qenë kryetar bashkie gjatë viteve 2011-2015, ka lëshuar një licencë si dhe një certifikatë për transport udhëtarësh në kundërshtim me detyrën.

Njoftimi i Prokurorisë:

Në Shkodër, sot me datën 18.07.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi përpara disa ditësh kishte marrë si të pandehur për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” , parashikuar nga neni 248 i K.Penal, ish-kryetarin e Bashkisë Vau i Dejës, shtetasin Gjon Ndue Marku, ka dërguar çështjen penale për tu shqyrtuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Gjon Ndue Marku, me detyrën e kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës gjatë periudhës 2011-2015, ka lëshuar një liçensë si dhe një çertifikatë “Për transport udhëtarësh në linjë të rregullt ndërqytetëse ndërmjet qarqeve”, në kundërshtim me detyrën.