AKTUALITET, 13 Dhjetor 2018, 23:02

Berisha: Ligjin që miratoi Rama unë e hodha në kosh

Berisha: Ligjin që miratoi Rama unë e hodha në kosh

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ligjin e arsimit të lartë të miratuar nga qeveria e Ramës ai nuk e ka pranuar. Më tej ai ka bërë një krahasim, duke e cilësuar dialogun me Ramën si një takim me Judën.

“Unë kam pasur Ladsonin këshilltar të arsimit dhe këtë ligj që miratoi Rama, e hodha në kosh prej kohësh, pasi e pashë që luftonte hapur të varfrit, duke i privuar nga e drejta për arsimim dhe favorizonte shtresën e lartë të shoqërisë. Në qeverisjen time, të jeni të sigurt që kjo situatë nuk do të krijohej kurrë. Madje unë i nxit studentët për rezistencën, pasi një takim i mundshëm me Ramën në këtë kohë, është si një ‘takim me Judën’, pasi ata janë në revolucion tashmë”, deklaroi Berisha.