AKTUALITET, 9 Maj 2018, 23:07

Juventus shkatërron Milanin dhe fiton Kupën e Italisë

Juventus shkatërron Milanin dhe fiton Kupën e Italisë

Juventus fiton 4-0 kundër Milanit dhe triumfon në Kupën e Italisë. Kampionët në fuqi të Serisë A fituan në finalen e Kupës kundër kuqezinjve duke vënë në diskutim vetëm pjesën e parë, e cila përfundoi 0-0.

Në të dytën, gjithçka foli për Juventusin. Benatia dy herë, Costa dhe autogoli i Kalinic i dhanë të drejtën Juventusit të festonte fitoren kundër Milanit.

Juventus, këtë sezon feston trofeun e dytë në Itali, pas titullit kampion në Serinë A, tashmë arrin edhe Kupën.

Juventus-Milan 4-0

Shënues: Benatia 56’, 64’, Costa 61’, Kalinic 76’