AKTUALITET, 7 Nëntor 2020, 11:26

Berisha: Duhet rimbursimin i plotë i ilaçeve për të sëmurët me Covid në shtëpi

Berisha: Duhet rimbursimin i plotë i ilaçeve për të


Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si qendrim çnjerëzor nga ana e qeverisë, mosdhënien e mbështetjes për të sëmurët me COVID që kurohen në shtëpitë e tyre dhe bëri thirrje për rimbursimin e plotë të tyre në kushtet kur u duhet të shpenzojnë gati 1000 euro për shërbimin mjekësor.

"Pandemia ne Shqiperi dhe kudo ne bote eshte fatkeqesi kombetare. Ne gjithe boten perveçse ne Shqiperi, - vërejti Berisha, - ata qe preken prej saj dhe pasojave te saj ndihmohen nga shteti. Ne çdo vend, perveç Shqiperise testet dhe ilaçet e mjekimit ne spital dhe ne shtepi jepen falas ose rimbursohen 100%.

Kurse ne Shqiperi mjekohen falas vetem te semuret qe shtrohen ne spital dhe qe perbejne 5-8% te te semureve mjekohen falas,  kurse 92 - 95% e te semureve te tjere mjekohen ne shtepi. Ata nuk kane asnje ndihme nga narkoshteti dhe shpenzojne mesazatarisht per ilaçe, analiza dhe sherbim mjek-infermiere per nje rast 1000 euro pra 2,5 rroga mesatare.

Denoj me ashpersine me te madhe kete qendrim çnjerezor te denueshem te Edvin Hajdutit dhe kerkoj rimbursimin e plote te te gjitha shpenzimeve te te semureve me covid19 qe mjekohen ne ambulatorisht. "