TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arrestohet dhe ekstradohet në Shqipëri një person i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.
“Në vijim të bashkëpunimit mjaft efikas të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë e mundur kapja në Itali e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar M. S., 34 vjeç, duke u finalizuar me esktradimin e tij drejt vendit tonë”, njofton Policia.
Shtetasi M. S. është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, bazuar në informacionet që dispononte Departamenti i Policisë Kriminale për vendodhjen e këtij personi në Itali.
Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në vitin 2019, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Ky shtetas, në datën 15.03.2019, në vendin e quajtur “Ura e Cerenecit”, Dibër, ka plagosur për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin M. O.