TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori Albano Bogdo ka treguar një situatë që ka përjetuar me një ish-të dashurën e tij. I ftuar në “Glamour zone”, aktori tha se kur lidhesh me një personazh të famshëm dhe publik, e ka ai pjesën e të bërit të rëndësishëm.
Dhe sipas Bogdos, e dashura që zgjedh të dalë me një të famshëm, nuk duhet të bëjë dëngla dhe por*ë, apo si e rëndësishme në shoqëri. Në një rast që i kishte ndodhur, Albano tha se e kishte nxjerrë jashtë nga shtëpia, dhe i kishte dhënë një leksion.
“Kur lidhesh me një të famshëm, e ka ai pjesën e pordhëve. Kur ai nuk të bën dëngla, mos bëj ti dënga. Kur unë zgjedh të mos bëj dëngla, të trajtoj normal, të prezantoj si të dashurën time, kjo nuk do të thotë që ti të bësh si më e rëndësishme se unë në shoqëri.
Dhe kështu, i dhashë një leksion, e mora e nxorra jashtë nga shtëpia në 2 të natës, ia hodha rrobat nga ballkoni,”- tha ai.
I pyetur nga moderatorja nëse nxirret femra në 2 të natës jashtë, Albano u shpreh: Po nxirret. E njihnin të gjithë që ishte e dashuria ime aty në lagje, nuk e ngiste njeri.