TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare arkitekti dhe piktori i njohur, Maks Velo.
Në një lidhje telefonike për Fax News, arkitektja Lida Miraj kujtoi takimin e fundit me arkitektin, ku tha se ai ishte një njëri i mrekullueshëm.
Miraj kujtoi se, kishte parë arkitektin para dy javësh në rrugë, dhe ky i fundit kishte thënë se ndihej disi si i hutuar.
“Mu duk ngjarje e tmerrshme. Kisha disa kontakte me z. Velo dhe në disa aktivitete në nderim i dhamë dhe një titull në janar, një çmim si arkitekti më i mirë. Në atë aktivitet, studentët u gëzuan shumë që e takuan. Ishte njeri i mrekullueshëm.
Kur isha studente, Velo projektoi pallatin me kuba, si e quanim ne, ku është dhe shtëpia e Ismail Kadaresë. Kur morëm vesh se, e kanë arrestuar Maks Velon, m’u duk një gjë e tmerrshme.
E pashë para dy javësh në rrugë. ‘I thashë si je? Mirë tha, por jemi si të hutuar’. Aq herë sa e kam takuar kisha këtë përshtypje se Maksi ishte gjithmonë vetëm, shumë i tërhequr, gjithmonë i vetmuar.
Ai ishte një nga arkitektët më të mirë në botë. Maksi ishte një njëri shumë i hapur në opinionet e tij. Ishte në mbrojte të Teatrit për godinën e Teatrit, Maksi ka qenë gjithmonë aktiv në kundërshtim të shembjen për ruajtjen e memories së qytetit.”- tha Miraj.